Mbante armë zjarri pa leje në biznesin e tij, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

10/01/2025 09:54

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H., 51 vjeç, pasi mbante armë zjarri pa leje në biznesin e tij (mobilieri).

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Gun”.

Posedonte armë zjarri pa leje, në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA