Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar ndjeshëm mbrëmjen e djeshme.

Sipas njoftimit të lëshuar nga spitali i Athinës, kryepeshkopi është intubuar dhe gjendja paraqitet kritike. Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe bën me dije se ai i është nënshtruar edhe një operacioni, dhe aktualisht ndodhet në sallën kirurgjikale.

“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, është kjo deklarata e administrata e spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA