Automjete të palicensuara marrin pasagjerë brenda qyteteve, ndërkohë që furgonat dhe autobuzët e licensuar rrinë në terminale, pa pasagjerë.
Ky është një problem për shoferët e linjës Fier – Ballsh dhe anasjelltas , të cilët u ankuan në Fiks Fare. Sipas tyre pranë Poliklinikës së Fierit persona me automjete me targa të verdha dhe të bardha marrin pasagjerët për në Ballsh. Ndërkohë që këto bëhen në ditën me diell askush nuk merr masa.
“Është bërë një stacion i dytë ilegal me makina private dhe ne na kanë lënë pa punë, pasi i marrin pasagjerët me të njëjtin çmim si ne. Vetëm se ne paguajmë taksa dhe vendqëndrimi ynë është në terminal dhe nuk mund të lëvizim nëpër qytet” shprehen shoferët.
Ata pohojnë për Fiksin se janë rreth 6 autobuza që janë licensuar për marrjen e pasagjerëve për linjën Fier- BAllsh e Ballsh – Fier dhe se dikur njerëzit shkonin në terminalin që ndodhet tek stacioni i trenit. Prej disa kohësh ata pothuajse ankohen se janë pa punë prej makinave që punojnë në të zezë.
Shoferët e linjës së autobusave Fier-Ballsh ankohen se nuk kanë pasagjere, sipas tyre një stacion ilegal i linjes Fier-Ballsh është hapur tek poliklinika e Fierit dhe jo nga autobusa por nga makina private dhe taksi të cilat konkurojnë shoferet me te njejtin çmim bilete. “Atje ku ata parkohen nuk lejohet qëndrimi dhe parkimi i automjeteve, pra e kanë kthyer në një stacion. Po na konkurojnë duke e vendosur çmimin e biletës njësoj me autobusat 100 lekë, por ne paguajmë taksat, detyrimet në bashki ndërkohë që ata s’kanë detyrime të tilla” pohon shoferi tjetër.
Gjithashtu me anë të Fiksit ata apelojnë që të merren masa pasi janë shumë të rregullt në detyrimet që kanë me shtetin. ” Nëse mua policia më kap një pasagjer më shumë sesa kam kapacitetin gjobitem, kurse makinat që punojnë në të zezë dhe janë 4+1 vende, marrin nga 6-7 persona dhe askush nuk i ndalon” thanë shoferat.
Fiksi pa nga afër vetë tek Poliklinika , ku disa makina ishin të qëndruara në pritje të pasagjerëve. Madje ata i kishin modifiikuar makinat ku kishin shtuar sendile edhe ne bagazh. Vendi ku qëndrojnë këto mjete transporti ilegale shënon qartë me tabelë ndalim qëndrimi, por kanë zënë edhe vendet që janë për njerëzit me aftësi të kufizuar.
Gazetarët e Fiksit telefonojnë Policinë Bashkiake Fier ku i shpjegojnë situatën. Këta të fundit u shprehen se nuk ishin në dijeni por që do dërgonin një patrullë. Ndërkohë që kaluan më shumë se 20 minuta dhe asnjë patrull nuk dukej në vend , gazetarët telefonojnë edhe policinë rrugore e cila edhe kjo tha se do të niste një patrull.
Policia bashkiake nuk u paraqit fare në vendin që gazetarët u ankuan , por vetëm policia rrugore. Në patrull u shfaq dhe vetë shefi i cili i pyetur mbi rastin në fjalë mohoi të kishte dijeni për makinat që punonin në të zezë dhe që pushonin mjetin në një vend ku ndalohej qëndrimi.
Meqë policia bashkiake nuk u paraqitë në vend Fiks Fare u ineteresua vetë pranë saj.
Në përgjigjen e saj Drejtoria e Ndjekjes së Kundravajtjeve Administrative dhe Policisë Bashkiake heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se bashkia ka përcaktuar vendet e qëndrimit për taxi dhe madje në vendin ku qëndrojnë këto automjete të palicensuara për transport qytetarësh ka vendosur tabelat për ndalim qëndrimi.
Sipas policisë bashkiake, mosrespektimi i këtyre tabelave përbën shkelje të kodit rrugor duke ia kaluar kështu detyrën e ndëshkimit të këtyre drejtuesve të automjeteve policisë së qarkullimit rrugor.
Policia bashkiake e Fierit në përgjigjen e saj për Fiks Fare thotë se ka marrë masa duke vendosur tabela që ndalojnë qëndrimin në atë vend të furgonave të taksive (ndërkohë që aty çdo ditë qëndrojnë pikërisht këto automjete që nuk janë të licensuara për të ushtruar atë aktivitet).
Pra policia bashkiake mjaftohet vetëm me vendosje tabelash ndalim qëndrimi dhe i konstaton këto automjete kur shkon Fiksi.
Fiks Fare u interesua për këtë problem edhe pranë policisë bashkiake të Fierit.
Në përgjigjen e saj Drejtoria e ndjekjes se kundravajtjeve administrative dhe policisë Bashkiake heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se bashkia ka përcaktuar vendet e qëndrimit për taxi dhe madje në vendin ku qëndrojnë këto automjete te palicensuara për transport qytetarësh ka vendosur tabelat për ndalim qëndrimi
Sipas policisë bashkiake, mosrespektimi i këtyre tabelave përbën shkelje të kodit rrugor duke ia kaluar kështu detyrën e ndëshkimit të këtyre drejtuesve të automjeteve policisë së qarkullimit rrugor.
Top Channel