“Bosi” i drogës dhe “eksperti” i arratisjeve nga burgjet, zbardhen detajet nga gjyqi me dyer të mbyllura në GJKKO për Dritan Rexhepin

10/01/2025 12:19

Dritan Rexhepi doli sot para trupës së gjyqtarëve të GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata mbajti dy seanca për Rexhepin, një me dyer të mbyllura ku dha masën e arrestit me burg, dhe në seancën tjetër, në të njëjtën sallë ishte themeli me shtatë të akuzuar, mes tyre Gentian Funiqi (ende i pa ekstraduar nga Spanja).

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kjo seancë u shty për shkak se mungonte avokati mbrojtës i Korado Geshtejës.

Të akuzuar në këtë proces janë Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Korado Kështenja/ Gështenja, Martin Bleta.

SPAK konsideron se Gentian Funiqi dhe Dritan Rexhepi, që në atë kohë ishte në burg në Ekuador, kërkuan rrëmbimin e Jan Prengës, pasi i vëllai i tij në Angli kishte vjedhur 260 kg kokainë, që dyshohet se u përkisnin atyre.

Rexhepi njihet si “bosi” o drogës dhe “ekspert” i arratisjeve nga burgjet, në tre raste. Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda dhe disa dënime, mbi 40 vite në total. Ndërkohë ai dyshohet se ishte porositësi i rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA