Barcelona gati t’i prishë punë Milanit, katalanasit futen në garë për yllin anglez

10/01/2025 18:55

Gjigantët katalanas janë klubi i fundit ndër shumë të tjerë që po kërkojnë shërbimet e yllit anglez të Manchester United, Marcus Rashford në merkaton e janarit.

Me ardhjen e trajnerit, Ruben Amorim, i cili zëvendësoi teknikun holandez Ten Haag, Rashford ka parë një reduktim të madh në minutat e luajtura në fushën e blertë.

Kjo “krisje” me teknikun portugez ka çuar në deklaratën e yllit anglezit, ku u shpreh se është gati për një aventurë të re.

Pas deklaratës disa klube evropiane janë hedhur në në sulm për të siguruar shërbimet e Rashford. Së fundmi listës së gjatë te klubeve te interesuar i është shtuar edhe Barcelona.

Hasni Flick nuk ka një sulmues natyral të krahut të majtë në dispozicion, ndaj mundësia e transferimit të Rashford në huazim është “e artë” për katalanasit, të cilët vazhdojnë të përballen me probleme financiare.

Lajmi i interesimit të Barcelonës për Rashford u publikua nga gazetari italian i transferimeve, Fabrizio Romano.

Prej disa ditësh Rashford është në negociata me Milanin, teksa dhe agjentët e lojtarit kanë vizituar zyrat e klubi kuq e zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA