Pas rasteve të shpendëve të egër të konstatuar me virusin H5N1 në bregun e detit në Gjirin e Vlorës, autoritetet kanë rritur kontrollet nëpër pularitë e Vlorës.

Bashkë me kontrollet përfaqësues të drejtorisë së veterinarisë kanë nisur edhe një fushatë sensibilizimi për masat dhe higjienën.

Gjatë kontrollit veterinar, që u bë në këtë kompleks, nuk ka asnjë ngordhje në shpendë, janë sensibilizuar punëtorët, stafi drejtues, janë nën mbikqyrje veterinare“, shprehet mjeku veterinar, Demir Dervishaj

Referuar kontrolleve në terren, autoritetet thonë se rastet e shpendëve të ngordhur janë sporadikë dhe bëhet fjalë kryesisht për shpendë uji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA