Reali i Madridit është skuadra e dytë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, me “los blancos” që kanë mposhtur me rezultatin 3-0 Mallorcan në Xhedah.
Sfida nisi me sulme të njëpasnjëshme nga ana e “Galaktikëve” të Ancelottit, të cilët nuk arritën dot ta gjenin golin në pjesën e parë. Gjithsesi, pas “dhunës” së treguar nga 11-shja e kampionëve të Spanjës, goli erdhi me anë të Bellingham në minutën e 63’.
Pas kësaj, madrilenët e treguan më të lehtësuar, me Muriqin me shokë që nuk arritën dot të çanin mbrojtjen e “los blancos”. Në minutën e 93’, pas një largimi të gabuar të topit, ishte kapiteni Valjent që dërgoi gabimisht topin në rrjetën e tij, ndërsa pas dy minutash Rodrygo vulosi takimin.
Kështu Reali i Madridit arrin finalen e Superkupës së Spanjës, aty ku e pret Barcelona e Hansi Flick, duke ripërsëritur për herë të tretë radhazi këtë finale.
REZULTATI:
REAL MADRID 3-0 MALLORCA
Bellingham 63’, Valjent (A.G) 90+3’, Rodrygo 90+5’
GOLI I BELLINGHAM (VIDEO)
AUTOGOLI I VALJENT (VIDEO)
GOLI I RODRYGO (VIDEO)
Top Channel