“Ulni armët, rrisni pagat”! Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor Presidenti amerikan, Donald Trump pa postuar foton nga gazeta prestigjioze “New York Post” me hartën ku Kanadaja dhe Greonlanda janë pjesë e SHBA-ve.
Trump thotë se është në interes të SHBA që Kanadaja të bëhej “shteti i 51-të” dhe shprehu pakënaqësinë e tij për “vijën e tërhequr artificialisht” të kufirit SHBA-Kanada.
Tramp, i cili kohë më parë e fitoi mandatin për president të SHBA-së, deklaroi se kufiri mes dy vendeve është “linjë artificiale” dhe kërcënoi se do të vendosë doganë prej 25 për qind për import nga Kanadaja, e cila 75 për qind të mallrave dhe shërbimeve të veta i eksporton në SHBA.
Prej disa kohësh, republikani kërkon zotërimin ose kontrollimin e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës pasi fitoi zgjedhjet në SHBA.
Kjo kërkesë e ripërsëritur nga Trump ka nxitur reagime nga disa shtet të Evropës. Së fundmi Franca tha se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që të preken kufijtë e saj.
Top Channel