Panik për Armando Brojën! Sulmuesit shqiptar i vendosin maskë oksigjeni, largohet nga fusha mes lotësh

09/01/2025 22:58

Fati nuk është me Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që dëmtohet menjëherë sapo u kthye nga një dëmtim tjetër.

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në minutën e 82’ të takimit, pas një ndërhyjre të rrezikshme nga mbrojtësi kundërshtar, ai u rrëzua në tokë.

Kjo gjë solli panik në stafin mjekësor të Everton, të cilët, sipas mediave angleze, u detyruan që t’i vendosnin për një moment edhe maskën e oksigjenit.

Pas shumë minutash, Broja u detyrua të dilte me barelë nga fusha e lojës, i cili u zëvendësua në minutën e 89’ të takimit, me sulmuesin shqiptar që nuk i mbajti dot lotët.

Ky duket dhe si një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare dhe Sylvinhon, të cilët presin menjëherë një lajm nga stafi mjekësor i Everton, nëse do të mungojë aq gjatë sa të humbasë dhe dy sfidat e marsit me Anglinë dhe Andorrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA