Oferta e bujshme nga SHBA-ja për Myrto Uzunin, sulmuesi i Kombëtares “përplaset” në distancë me trajnerin e Granadës: Mos dyshoni për…

09/01/2025 20:32

Një ofertë e bujshme ka ardhur për Myrto Uzunin nga skuadra e MLS-së, Austin, e cila ka ofruar 10 milionë dollarë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Gjithsesi, kjo ofertë është refuzuar si fillim nga Granada, me klubin spanjoll që nuk e lë të lirë 29-vjeçarin pa 12 milionë euro.

Pas kësaj, Uzuni nuk ka dalë në stërvitje me skuadrën spanjolle, e cila bëri trajnerin të reagonte kundër tij.

“Kur u kthyem nga pushimet ai erdhi dhe tha se nuk e shihte veten në gjendje të stërvitej dhe nëse nuk stërvitet nuk ka rëndësi. Ai vazhdon me atë pozicion që nuk dëshiron të stërvitet me skuadrën, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bëjnë, nuk e llogaris”, deklaroi trajneri.

Reagimi nga ana e sulmuesit të Kombëtares shqiptare nuk ka munguar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se nuk duhet vënë kurrë në dyshim dashuria e tij për Granadën.

“Si një kapiten i këtij ekipi, njerëzit që më njohin, nuk duhet të dyshojnë kurrë për dashurinë që ndjej për këtë ekip dhe për këtë qytet derisa të dëgjojnë palën tjetër. Përgjithmonë Granada ime”, shkruan Uzuni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA