Një incident tepër shqetësues ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, ku u përfshi mesfushori i vendasve, Rodrigo Bentancur.
Duke mos vlerësuar siç duhet trajektoren e lëvizjes, lojtari ktheu qafën me një lëvizje të mprehtë dhe ra në tokë, duke humbur ndjenjat. Bentancur u nxor nga fusha me maskë oksigjeni, dhe ende nuk është e qartë nëse e ka rifituar vetëdijen. Pak minuta pas dhe përpara se ai të transportohej në spital, kubi i Tottenhamit dha lajmin e mirë se lojtari i tyre ishte koishient dhe fliste, duke qetësuar menjëherë situatën në mbarë botën që kishin parë pamjet e frikshme të humbjes së ndjenjave.
Edhe trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, në fund të ndeshjes kundër Liverpool në Kupën Carabao, donte të jepte një përditësim të shkurtër mbi gjendjen e Bentancur: “Nuk dua të spekuloj. Ishte një lloj dëmtimi në kokë. Ishte mjaft serioz. Tani duhet të qetësojë shokët e tij të skuadrës”. Sa i perket ndeshjes, ajo u mbyll me fitoren 1-0 të Tottenhamit falë Lucas Bergvall. Liverpooli tashmë ka një detyrë të vështirë në ndeshjen e kthimit, të cilën duhet ta fitoje me më shumë se një gol diferencë.
Ndër kohë në mbrëmje vonë vetë lojtari ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një falënderim për mbështetjen që kishte marrë dhe uroi shokët për fitoren.
Top Channel