Klubi amerikan Austin, ne Teksas ka bërë një ofertë marramendëse për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.
Top Channel mëson se oferta për Uzunin është 10 milionë dollarë në 4 vite dhe 10 milionë dollarë për kartonin e tij. Granada kërkon 12 milionë euro, aq sa ka klauzolën.
Sulmuesi mësohet se ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet, por Granada nuk ka rënë dakord. Situata është tensionuar shumë mes klubit dhe lojtarit, ndërsa nuk është stërvitur dy ditët e fundit dhe pritet të mos luajë nesër kundër ekipit të Burgos.
29 vjeçari nga Berati është ylli i skuadrës, po luan sezonin e katërt me Granadën dhe deri tani ka shënuar 14 gola. Klubi Austin është themeluar në vitin 2018 dhe merr pjesë në MLS.
Top Channel