“E prodhojmë vetë energjinë ne o Ed, ule më shumë çmimin”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Sovranitetin do e fitojmë brenda 2030

09/01/2025 09:32

Kryeministri Edi Rama është shprehur se brenda vitit 2030, Shqipëria do të fitojë ‘sovranitetin’ energjetik ku do të prodhojë vetë të gjithë energjinë që i nevojitet.

Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari i cili thotë se çmimi i energjisë duhet ulur më shumë, pasi Shqipëria e prodhon vetë energjinë.

Po e prodhojmë vetë energjinë o Ed. Duhet me e ul shumë më tepër, kemi çmime e Europës dhe rrogat e Afrikës”-shprehet një qytetar.

Rama shprehet se ulja e çmimit është historike, pasi Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit te mirë hidrik kur ka reshje të bollshme dhe vetëm 65% në një vit të thatë.

Mirmëngjes nga partia socialiste. Kjo është një legjente mediatike pa asnjë lidhje me realitetin. Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit te mirë hidrik kur ka reshje të bollshme dhe vetëm 65% në një vit të thatë.

Po, ne do ta prodhojmë vetë energjinë të gjithë për nevojat tona brenda vitit 2030, ku do të kemi fituar sovranitetin energjitik me analizimin e investimeve të programuara që po vazhdojnë për prodhimin nga dielli dhe era, si dhe për dy modele innovative të pompimit të ujit në kaskadën e Drinit dhe të Devollit ku po punojmë me partnerët tanë norvegjez. Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike për faktin që është e para ulje në 35 vjet dhe e vetmja ulje e bërë në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Është fryt i një arritjeje historike. Jo pra, nuk është aq, por 10.5%, çmimi më i ulët historik i energjisë. Sot jemi të parët në rajon për vetëprodhim të energjisë diellore nga familjet dhe bizneset, falë politikës mbështesë të qeverisë. Shqipëria po bëhet dhe nuk duhet të duash qeverinë për ta pranuar këtë”-shprehet Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA