Mbyllet përvoja e Sokol Cikalleshit me Traktorin në kampionatin iranian.
Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të rikthehet në Turqi, ku ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij. ‘Bomberi’ kavajas, u prezantuar këtë mesjavë te skuadra e Adanasporit, që militon në ligën e dytë turke.
Ky është njoftimi i i Adanaspori për marrëveshjen me Cikalleshin: “Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Koniaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit. Sokol Cikalleshi do të mbrijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë teastet fizike”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
Ekipi i ri i Cikalleshit, renditet në vendin e 19-të të Ligën e Dytë turke, me vetëm 15 pikë në 18 ndeshje, teksa diferenca me vendin e 16-të është plot 7 pikë.
Top Channel