West Ham ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë.
Ish-trajneri i Wolves, Lopetegui, 58 vjeç, u emërua në maj pas largimit të paraardhësit David Moyes.
Ai mori zyrtarisht drejtimin më 1 korrik, dhe Hammers kanë fituar vetëm gjashtë ndeshje në Premier League gjatë qëndrimit të tij.
Humbja e së shtunës 4-1 ndaj Manchester City-t ishte e nënta në 20 ndeshjet e ligës këtë sezon dhe e la klubin londinez në vendin e 14-të, shtatë pikë mbi zonën e kuqe.
West Ham tha në një deklaratë: “Pjesa e parë e sezonit 2024/25 nuk përputhet me ambiciet e klubit, dhe për këtë arsye kemi ndërmarrë veprime për pjesën e dytë të sezonit”
Londinezët gjithashtu kanë ndërprerë kontratën me stafin teknik të Lopetegui-t.
“Bordi do të donte të falënderonte Julen dhe stafin e tij për punën e tyre të palodhur gjatë kohës së tyre me Hammers dhe u uron atyre sukses për të ardhmen. Procesi për gjetjen e një zëvendësuesi është në progres”, shkruhet në komunikimin zyrtar të West Ham.
West Ham ka zhvilluar bisedime me ish-trajnerin e Chelseat dhe Brighton, Graham Potter për të pasuar Lopeteguin, fillimisht në një kontratë afatshkurtër.
Përveç emrit të teknikut anglez, ish-trajneri i Milanit, Paulo Fonseca dhe ish-trajneri i Paris St-Germain, Christophe Galtier, aktualisht në krye të klubit të Arabisë Saudite, Al Duhail, janë disa nga alternativat për bankinën e Hammers .
Megjithatë, besohet se Potter është emri favorit për të pasuar Lopeteguin.
Top Channel