Barcelona është skuadra e parë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi triumfoi 0-2 përballë Athletic Bilbaos në Riad.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar edhe pse rezultati nuk e reflekton këtë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 17 nga mesfushori i talentuar, Gavi që po paraqitet mjaft mirë edhe pse sapo është kthyer nga një dëmtim 1-vjeçar.
Katalanasit arritën ta dyfishonin rezultatin në minutën 52-të me anë të golit nga “djali i artë” i tyre, Lamine Yamal. Edhe pse përpjekjet e Bilbaos u shtuan në pjesën e dytë, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2.
Pas këtij triumfi blaugrana do presë në finale fituesin e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Mallorca-s.
REZULTATI:
ATHLETIC BILBAO 0-2 BARCELONA
Gavi 17′, Lamine Yamal 52′
GOLI I GAVIT
Athletic Club 0-[1] Barcelona – Gavi 17’
byu/fcbxjdb insoccer
GOLI I YAMAL
Athletic Club 0-[2] Barcelona – Lamine Yamal 52’
byu/fcbxjdb insoccer
Top Channel