Qyteti amerikan si planeti Mars/ Pamjet e frikshme, qielli bëhet i kuq nga zjarret masive, banorët largohen të tmerruar

08/01/2025 10:15

Los Angeles duket si planeti Mars pasi zjarret masive pushtuan zonën brenda pak orëve.

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Angeles, ndërsa një erë e fortë vazhdon të godasë pjesën jugore të Kalifornisë.

Banorët braktisën makinat e tyre dhe u larguan në këmbë në rrugët e bllokuara. Dëshmitarët thonë se kanë parë njerëz duke qarë dhe bërtitur ndërsa largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë ndihmuar në përhapjen e zjarreve.

Disa zona që po digjen nuk kanë patur reshje shiu prej disa muajsh. Rreth gjysmë milioni abonentësh rrezikojnë të mos kenë energji elektrike për shkak të ndërprerjes për të ulur mundësinë e shkëndijave elektrike dhe rrjedhimisht zjarre të tjera të mundshme.

Në lagjen “Pacific Palisades” në pjesën perëndimore të qytetit Los Angeles, zjarri shkatërroi një sipërfaqe prej më shumë se 5 kilometra katrorë, ndërsa tymi mbuloi qytetin. Flakët kanë depërtuar deri në qytezën bregdetare “Venice Beach”, rreth 10 kilometra më tej.

Autoritetet kanë mbyllur pjesë të autostradës së famshme PCH që kalon përbri oqeanit, për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit.

Zjarret po rrezikojnë edhe qytezën e famshme Malibu, rreth 32 kilometra nga qyteti Los Angeles.

Edhe malet në qytezën e famshme Santa Monica janë përfshirë nga zjarret.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA