
22/02 14:55
Kosova ende nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin HMPV.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të mërkurën bëri të ditur se institucionet e shëndetësisë janë të përgatitur për t’u përballur me virusin.
Profesionistët thanë se nuk ka nevojë për shqetësim ndonëse simptomat e HMPV-së janë pothuajse të ngjashme me gripin sezonal.
Në Qendrat e Mjekësisë Familjare janë shtuar rastet me gripin sezonal e në rastet më të rënda do kryhen testimet.
Instituti i Shëndetësisë Publike në të kaluarën ka njoftuar që ka pasur deri në dy raste me HMPV në vit.
Top Channel