Në mënyrë të beftë është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm Alketa Miraka, ose siç të gjithë e njihnin, Keti, punonjëse e Top Channel.

Prej më shumë se 20 vitesh ajo ishte pjesë e familjes së madhe të Top Channel dhe largimi i saj nga jeta në moshën 50-vjeçare la pas shumë dhimbje, tek familja, miqtë dhe kolegët.

Ledion Liço mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip i ka shprehur publikisht në emër të Top Channel ngushëllimet e sinqerta familjarëve të saj dhe të gjithë atyre që e deshën fort.

“Një ngjarje na ka tronditur të gjithëve… Ne të Top Channel mësuam që një kolege e jona që prej vitesh kontribuon në Top Channel, Keti, ndërroi jetë. E di që në këto çaste është duke buzëqeshur me engjëjt, do doja që t’i shprehim në emër të Top Channel ngushëllime familjes së saj. Buzëqeshje si të Ketit janë të rralla, lum ata lart që po i shijojnë sonte”, tha ai.

Keti do t’i mungojë shumë jo vetëm familjes, por edhe kolegëve të saj që u dhuronte aq shumë dashuri!

Prehu në paqe e bukura Keti!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA