Vërtet ndoshta sporti i skive në vendin tonë është një luks, pasi skijimi në Shqipëri, shpesh herë konsiderohet si një aktivitet argëtues pushimesh, por Lara Colturi sot ka dy trofe prej nënkampione bote nën ngjyrat kuqezi, duke na bërë krenarë ne dhe padyshim xheloz Italianët.
“Sot janë ditët më të bukura të skive shqiptare, ti konkurron me disa federate që unë mund të jap shifra për të kuptuar dimensionin. Federata Austriake e skive ka një buxhet prej 62 milion euro, Federata zvicerane e skive ka një buxhet 70 milion euro, federate italiane e skive ka një buxhet 59 milion euro, federate shqiptare e skive ka një buxhet 100 mijë euro. Ne nuk mund ta mbajmë peng Larën kjo duhet të jetë shumë e qartë. Nëse ajo vendos që të largohet nga Shqipëria do të qëndrojë 1 ose 2 vjet pa bërë ski, që për një sportist është fundi i karrierës. Megjithatë ne nuk jemi një federatë që mund të marrim një përgjegjësi kaq të madhe për të djegur një talent botëror.”, thotë Elvis Toçi, presidenti i Federatës së Skive.
Lajmi i një rikthimi të mundshëm të Larës me Italinë doli në një media prestigjioze si Eurosporti sapo lara u rendit e dyta në botë në etapën e Grasnja Gorës në Slloveni të shtunën. Dhe si për çudi po nga kjo media lajmi u hoq dhe një ditë më pas u publikua përgënjeshtrimi nga nën dhe trajnere e Larës Daniela Ceccarelli.
Gjithçka ndizet për një plan më afatgjatë, Olimpiada Verore që zhvillohet në janarin e ardhshëm në Cortina të Italisë, ku me sa duket fqinjët e duan larën nën ngjyrat axurre.
“Lara e ka marrë këtë vendim, natyrisht paratë janë shumë të rëndësishme, nuk e di se çfarë do ty ndodh pas olimpiadës dhe me famën që do të marrë lara, por është vendimi i Larës dhe i prindërve të saj se ku do ta zhvillojnë karrierën”, shprehet presidenti i federatës së skive, Elvis Toçi.
Dhe në mes të këtij debate të gjithë dhe jo rrallë herë pyesin nëse Lara duhet quhet shqiptare apo italiane?
“Lara ngre flamurin shqiptar dhe ne duhet të ndihemi shumë krenar që një njeri qoftë jo I lindur këtu, bën shumë më shumë seç mund të bëjnë disa shqiptarë të lindur të rritur dhe që i thonë vetes shqiptar.”, shton ai.
Top Channel