“Nëse nuk plotësojnë kushtet s’kanë pse të jenë në garë”, Bozdo: Më mirë një proces i vlefshëm se sa një garë me kandidatë sa për numër Mes dilemës se primareve dhe lindjes se partive te reja opozitare ne prag te zgjedhjeve te 11 majit, varkën elektorale të Partisë Demokratike e pret një lundrim i trazuar drejt betejës se pranverës.
Ethet e listave kane nisur te ndihen në selinë blu, ndërkohë që aleatët janë ende në pritje të formulës se koalicionit.
“Ajo që është e rëndësishme, është përfshirja e sa me shume subjekteve të djathta në këtë koalicion. Fraksionimi i opozitës do te ishte dem. Kujtoj 2021 pasi nëse 120 mijë votat e LSI do ishin pjesë e një koalicioni padyshim do ishin kthyer në më shumë mandate jo në katër siç mori LSI dhe do kishin një tjetër raport në përfaqësimin parlamentar”, thotë Fatmir Mediu.
Në listën e Partisë Demokratike do ketë një vend edhe për aleatët historik. Negociatat janë ende të hapura, por kryerepublikani Fatmir Mediu kërkon që aritmetika elektorale e liderit të opozitës të marrë për bazë peshën elektorale të partive të koalicionit.
“Sa i përket raporteve elektorale që do vendosin se ku do jete njëri apo tjetri mendoj qe duhet pare përfaqësimi politik parlamentar por dhe pesha e tyre ne qarqe politike te ndryshme”, shton ai.
Partia Demokratike po vrapon e ndarë drejt betejës së pranverës. Deputetet e shkëputur nga gjiri i saj kanë krijuar formacione te reja politike, si Enkelejd Alibeaj dhe Agron Shehaj, ndërkohë që Lulzim Basha nuk e ka ende formulën sesi do te futet në zgjedhje.
Por demokratët sfidën mesa duket, nuk e kane vetëm brenda llojit, por edhe me parti te reja si Lëvizja Bashke apo Shqipëria Bëhet, të cilët synojnë të zhbëjnë monopolin e dy partive te mëdha në Parlament.
Top Channel