Zbardhet mbledhja e kryesisë së PS, Rama kërkon ngritjen e zyrave në qytetet ku ka më shumë shqiptarë në diasporë

06/01/2025 12:11

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e PS në të parën mbledhje për 2025 një vit elektoral drejt parlamentareve të 11 majit.

Sikurse edhe në mbledhjet e shkuara të kryesisë edhe sot fokusi ishte tek vota e diasporës.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje e Kryesisë të PS raporton se kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e zyrave të PS në diasporë si një mundësi për shtimin e kontakteve të drejtpërdrejta, me shqiptarët jashtë  të cilët do të ketë mundësi të votojnë për herë të parë.

Në edicionin e lajmeve të orës 12:00 po ashtu gazetari Muhamed Veliu raportoi edhe një detaj për sa i përket censusit të brendshëm që PS po organizon me diasporën diskutuar në kryesi.

E pikërisht nga ky census deri më tani, rezulton se janë identifikuar rreth 200.000 shqiptarë në vende të ndryshme të botës të cilët janë shprehur se në zgjedhjet e 11 Majit preferojnë të votojnë PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA