Vijojnë bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Gazës, Hamasi miraton listën me 34 pengje izraelite për shkëmbim

06/01/2025 17:30

Hamasi ka miratuar listën me 34 izraelitë pengje që do të shkëmbehen në një marrëveshje të mundshme armëpushimi, sipas një zyrtari të Hamasit.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi ditën e sotme, duke cituar një zyrtar anonim të Hamasit, se lirimi i pengjeve do të bëhet me arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Izraeli dhe Hamasi vijojnë të negociojnë për numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që do të lirohen në këmbim të pengjeve.

Zyra e kryeministrit izraelit, ka reaguar në një deklaratë pas raportimit të Reuters. “Ndryshe nga pretendimet, Hamasi nuk na ka dhënë ende një listë të pengjeve izraelite”, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë.

Kujtojmë se kjo vjen disa ditë pas raportimeve se negociatat në Doha për një armëpushim po avancojnë drejt një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve.

Top Channel