Në një ankand në Tokio një peshk ton me madhësinë e një motoçiklete është blerë për më shumë se 1 milion paund.
Peshku me peshë 276 kg, u ble për 207 milionë jen (1.05 milion paund) në Toyosu Fish Market në Tokio. Kjo është vlera e dytë më e madhe e paguar ndonjëherë në ankandin vjetor të peshkut në Japoni.
Oferta fituese u bë nga Onodera Group, një grup restorantesh japoneze të vlerësuar me Michelin Star, çmimi më prestigjioz për restorantet.
Çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë është 1.7 milion paund, paguar nga pronari i restorantit Kiyoshi Kimura në vitin 2019 për një peshk ton 278 kg.
Grupi Onodera tha se blerja e peshkut, i cili u kap në ujërat e qytetit verior të Oma, do të shërbehet në disa restorante në të gjithë Japoninë.
Ndërkohë në ankandin e peshkut në Japoni ka pasur edhe një rekord tjetër, rreth 350 gram iriq deti “Hokkaido” u shitën për 35,500 paund.
Top Channel