Mjeku invalides: Je e aftë zemër, dil puno/ Kempi Epror i kthen kempin që i hoqi komisioni Lushnjes

06/01/2025 20:56

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e një invalideje në Lushnje, e cila ka pasur probleme me doktorin Gentian Xhoxhi , i cili është mjek në Komisionin e Caktimit të Aftësisë në Punë. 

Majlinda Deneku, një grua që prej vitesh është e paaftë për të ecur për shkak të protezës në këmbë, ka denoncuar që mjeku i komisionit të invalidëve të qytetit i ka thënë se ajo është e aftë për të punuar, duke i refuzuar kështu kempin për ndihmën financiare.

Kështu invalidja i është drejtuar KEMP-it Eprorë i cili e ka vlerësuar si invalide të nivelit të 3, duke treguar kështu gjendjen e saj të rëndë shëndetësore. Majlinda për shkak të deformimeve edhe në fytyrë ka bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale, duke hapur  Go Found ME  për të mbledhur ndihma, por edhe këtu mjeku Xhoxhi i ka komentuar se ajo është a aftë për punë dhe  bën thirrje që të mos e ndihmojnë.

Pas kësaj ngjarje, Majlinda ka kontaktuar me telefon kryetarin e komisionit të Lushnjes që i refuzoi kempin herën e parë.

Ky i fundit i kërkoi falje dhe e siguroi se nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq, duke i thënë qe ne jemi shokë.

Më pas janë gazetarët e Fiksit që e telefonuan mjekun Gentian Xhoxhi, i cili nuk ia pranon gazetarëve se ka vepruar siç u është thënë atyre, duke shtyar se ai personalisht është sqaruar me denoncuesen dhe këtë muhabet e quan të mbyllur.

Madje vetë doktori u pohon gazetarëve se znj. Majlinda është ende me kemp deri në vitin 2026 dhe se ka aftësi të kufizuara.

I pyetur  për  komenteve që ai ka bërë në GO FOUND ME, ku Majlinda po merrte ndihma për të plotësuar kushtet jetike bazë për veten e saj. Z.Xhoxhi thotë se nuk është e vërtetë “Nuk kam komentuar dhe se nuk e kam thënë që ajo është e aftë për punë”.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA