06/01 22:07
Ousmane Dembélé shënoi golin fitues në minuta shtesë ndaj Monakos dhe u dha parisienëve trofeun e parë të sezonit.
Sulmuesi francez ishte i pa markuar në zonën e rrezikut dhe finalizoi me këmbën e tij të djathtë një krosim të ulët nga Fabian Ruiz në minutën e dytë të kohës shtesë.
Ky është triumfi i tretë radhazi i PSG-së në Super Kupën e Francës si dhe i 13-i në total duke thelluar rekordin e tyre në këtë kompeticion.
Ndeshja u luajt në Stadiumin 974 në Doha, Katar, shteti nga vijnë pronarët miliarderë të PSG-së.
PSG dominoi pjesën me të madhe të ndeshjes edhe pse nuk e rrezikoi shumë portën e gardianit të Monakos, Philip Köhn deri në momentin e golit në minutën e 92-të.
Top Channel