Kryeministri Edi Rama përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka bërë me dije investimet që priten në infrastrukturën arsimore në shkolla dhe universitete për vitin 2025.
Vitin që lamë pas janë kryer investime në 100 shkolla të reja dhe terrene sportive, ndërkohë që për këtë vit parashikohet të vijojnë investimet në kantieret e hapura në 40 shkolla dhe pritet të nisë puna për ndërtimin e pistës së re të atletikës në Universitetin e Sporteve.
Buxheti i 2025 për Ministria e Arsimit dhe Sportit kap shifrën 62.02 miliardë lekë dhe me të parashikohen të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku sipas shefit te qeverisë do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.
Top Channel