Lojtari i Barbastros, Israel Garcia priti fërshëllimën e fundit të arbitrit të ndeshjes kundër Barcelonës, që t’i propozonte për martesë të dashurës së tij përpara tribunës së tifozëve.
Mesfushori 26-vjeçar, i cili ka luajtur vetëm në kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll, përjetoi një nga ditët më të rëndësishme dhe të bukura të jetës së tij.
Fillimisht luajti kundër gjigantëve katalanas të Barcelonës dhe pas fërshëllimës së fundit i propozoi për martesë të dashurës së tij.
Menjëherë pasi përfundoi ndeshja, Garcia iu afrua partneres së tij, u ul në gjunjë dhe i propozoi.
“Po”-ja e shumëpritur erdhi me shumë duartrokitje nga fansat e ekipit të Barbastros, të cilët edhe pse ndeshja kishte përfunduar, qëndruan në vendet e tyre për të shijuar momentin e bukur të çiftit.
😱 TERMINA EL PARTIDO Y DE GOLPE….
💍 Pedida de Israel, el jugador de la @UD_Barbastro, a su chica tras un histórico partido.
😢 Os lo decimos siempre, #LaCopaMola y este 2025 promete.
📺 @MovistarFutbol #CopaDelReyMAPFRE pic.twitter.com/DwS8XxYHiU
— RFEF (@rfef) January 4, 2025
Top Channel