Luke Littler, 17-vjeçari që la pas legjendën Michael van Gerwen për t’u bërë kampioni më i ri botëror i Pikados.
Adoleshenti sensacion e bëri të dukej e lehtë finalja në Alexandra Palace, duke mundur me rezultatin 7-3, tre herë kampionin e botës. Littler gjithashtu theu rekordin e holandezit si kampioni botëror më i ri i të gjitha kohërave.
Ai mund të jetë një adoleshent, por Littler, nga Warrington, Cheshire, e ka praktikuar sportin e Pikados prej disa kohësh.
“Ka një video në YouTube ku unë isha 18 muajsh në pelenë duke dëgjuar muzikën e Raymond van Barneveld dhe Phil Taylor dhe duke bërë festimet e tyre. Aty filloi , 18-muajsh në një pelenë dhe një tabelë magnetike”, tha Littler për Sky News.
“Në moshën 4 ose 5 vjeçare po praktikohesha në një tabelë profesionale , por ishte pak e ulët dhe më pas rreth 7-8 vjeç fillova të luaja në lartësinë dhe gjatësinë e duhur. Nga ajo kohë, jeta ime ka qenë thjeshtë Pikado. Talenti është një gjë, por të kesh mbështetjen e duhur është po aq e rëndësishme”, shtoi Littler
Adoleshenti falënderon prindërit e tij për mbështetjen dhe tha se ishin krenar për atë që djali i tyre kishte arritur.
“Ata thjesht nuk mund ta besojnë, unë nuk mund ta besoj vetë. Është mirë të kesh prindër suportues, që janë gjithmonë aty për mua. Gjithashtu kam dhe një ekip menaxhues fantastik rreth meje”, përfundoi Littler.
Top Channel