Dhuna dhe kërcënimet e bashkëjetuesit u bënë shkak që një 34-vjeçare në Fier të tentonte vetëvrasjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Afrim i Ri” në Fier, ku sipas policisë, 45-vjeçari me inicialet A.Y. ka ushtruar dhunë ndaj partneres dhe e ka kërcënuar me thikë. Dyshohet se 34-vjeçarja, e frikësuar nga partneri, ka tentuar të vrasë veten, duke u hedhur nga ballkoni.

Ndërkohë, një 27-vjeçar është arrestuar në Ballsh, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Ndërkohë, për dhunë ndaj vajzës së tij është vënë në pranga një 50-vjeçar në Dushk të Lushnjës.

Po ashtu, në Lushnjë është vënë nën hetim 45-vjeçari me iniciale A.K., pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Ndërsa Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA