Sherr me sende të forta në Sarandë, të përfshirë edhe efektivë policie, dy të lënduar

02/01/2025 09:14

Disa persona janë përfshirë në një konflikt ku kanë përdorur sende të forta në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Mes personave të përfshirë në konflikt ishte edhe një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit. Si pasojë e sherrit, mbetën të lënduar dy persona, më konkretisht shtetasit me iniciale E.N., dhe A.N.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA