Zyrtarët gjermanë kanë bërë thirrje për ndalimin e “bombave të fishekzjarrëve” të importuara ilegalisht dhe të bëra vetë, pasi mjetet piroteknike për përdorim personal vranë të paktën pesë persona në të gjithë vendin në natën e Vitit të Ri.
Përdorimi i fishekzjarreve personale është i përhapur në Gjermani, duke shënuar qindra lëndime dhe dislokime masive të policisë dhe reaguesve të parë në qytete në fund të çdo viti.
Vetëm në Berlin, policia dhe zyrtarët e spitalit thanë se 17 persona ishin lënduar nga Kugelbomben, eksplozivë sferikë që janë ligjërisht të kufizuar në shfaqjet e fishekzjarreve profesionale. Pesë të tjerë, përfshirë fëmijë të vegjël pësuan lëndime të rënda në duar, fytyrë dhe sy, ndërsa të tjerët kërkuan ndihmë për djegie dhe dëmtim të dëgjimit.
“Numri i pacientëve të trajtuar në krahasim me vitet e mëparshme ishte mesatar ose pak nën mesataren”, tha një zëdhënës i spitalit UKB në Berlin për mediat lokale.
Shumica e të lënduarve ishin të rinj, të cilët janë lënduar gjatë përpjekjeve për të ndezur mjetet piroteknike, në disa raste duke përdorur bomba të paligjshme fishekzjarre. Kugelbomben ishte sjellë kryesisht nga Polonia ose Republika Çeke dhe ishte kombinuar me komponentë të tillë si kanaçe aerosol dhe tuba plastikë për një zhurmë më të madhe dhe një trajektore më të lartë, thanë autoritetet gjermane.
Kreu rajonal i sindikatës së policisë së PBB-së në Berlin, Stephan Ëeh, kërkoi një kufizim ndaj importeve të jashtëligjshme piroteknike dhe një ndalim të përgjithshëm të fishekzjarreve për përdorim persona.
Po ashtu zëdhënësi i punëve të brendshme të Unionit Kristian Demokrat të qendrës së djathtë në Berlin, Burkard Dregger, kërkoi masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e Kugelbomben në qytetet gjermane gjatë festave të dhjetorit.
Top Channel