Automjeti digjet pranë tunelit të Skërficës, nuk ka të lënduar
Festimet për ndërrimin e viteve, nuk ka shënuar incidente në vendin tonë.
Në organizimet që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente, por si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 persona.
Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.
Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, teksa Policia e Shtetit ka patrulluar gjatë gjithë kohës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka inspektuar punonjësit e Policisë që ishin në detyrë gjatë natës së ndërrimit të viteve, për të parë nga afër zbatimin në terren të masave të marra.
Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”
Top Channel