Masakra në SHBA, zbulohen pamje ku katër persona bëjnë gati pajisje shpërthyese me telekomandë, ja ku i kishin fshehur

01/01/2025 22:23

Associated Press raporton se ka siguruar një informacion nga policia shtetërore e Luizianës, i cili thotë se disa “pajisje të mundshme shpërthyese” u gjetën në French Quarter të New Orleans pas sulmit me automjet të mërkurën në orët e para të mëngjesit, dhe se pamjet e mbikëqyrjes kanë “kapur tre burra dhe një grua duke vendosur disa pajisje shpërthyese të improvizuara”.

Nuk pati një konfirmim të menjëhershëm nga departamenti i policisë shtetërore.

Sipas buletinit, raporton AP, armë dhe bomba të gjetura në kamionçinën e të dyshuarit ishin fshehur brenda ftohësve dhe “ishin lidhur për shpërthim në distancë”. Gjithashtu u zbulua një telekomandë përkatëse, thuhet në raport. Në një konferencë për shtyp të mërkurën pasdite, Alethea Duncan, agjentja speciale ndihmëse e FBI-së për zyrën e byrosë në Neë Orleans, tha se hetuesit besonin se i dyshuari, 42-vjeçari Shamsud-Din Bahar Jabbar, nuk kishte vepruar i vetëm.

FBI po trajtonte incidentin si “një akt terrorizmi” dhe tha se një flamur i zi i ISIS-it (Shteti Islamik) ishte i lidhur me automjetin.

Zyrtarët deklaruan se Jabbar kishte hyrë në trotuar dhe kishte kaluar përreth një makine policie që ishte vendosur për të bllokuar trafikun nga rruga Bourbon, e mbushur me njerëz.

Autoritetet thanë se një sistem pengesash i projektuar për të parandaluar sulmet me automjete ishte në proces riparimi në përgatitje për Super Boël-in, i cili do të mbahet në qytet në shkurt.

Top Channel