Lind bebi i parë për vitin 2025 në Durrës
01/01/2025 19:20
Në orën 18:30 të kësaj dite të parë të vitit, materniteti i Durrësit mirëpriti ardhjen e foshnjës së parë për vitin 2025.
Një vajzë me peshë 2900 gramw erdhi në jetë, duke sjellë gëzim për familjen e saj.
Bebes i kanë vënë emrin Anays dhe mjekja Engjëllushe Gjonku konfirmon se lindja ka qenë pa komplikacione dhe në rrugë natyrale.
Anays dhe nëna e saj gëzojnë shëndet të plotë.
Top Channel