Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe orëve të para të janarit, është vërejtur një fluks i lartë qytetarësh që janë paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Sipas mjekes së urgjencës, Elsuida Prendi, shumica e rasteve kanë qenë të lidhura me konsumimin e tepërt të alkoolit. Megjithatë, nuk janë raportuar persona të dëmtuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

“Situata ka qenë e vështirë për shkak të fluksit të lartë të pacientëve dhe faktit që urgjenca e spitalit është në proces rikonstruksioni”, tha ajo.

Ndërkohë, ditët e para të janarit në Lezhë kanë nisur qetë dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Top Channel