Nata e ndërrimit të viteve është një moment i veçantë që shoqërohet me shumë tradita dhe zakone, përfshirë edhe ato të lidhura me ushqimin.
Sipas besimeve popullore, disa ushqime janë të lidhura me fatin dhe mbarësinë për vitin e ri që do të vijë. Ja disa nga ato që konsiderohen më fatsjellëse:
12 kokrra rrush
Një traditë që vjen nga Spanja dhe Portugalia, ku konsumimi i 12 kokrrave të rrushit në mesnatë simbolizon 12 muajt e vitit të ardhshëm. Secila kokërr përfaqëson një muaj, dhe besimi thotë se kjo sjell mbarësi për çdo muaj të vitit.
Ushqime në formë unaze
Kjo ka të bëjë me ushqime si petullat e ëmbla ose kekët që kanë formë rrethore, me hapësirë në mes. Kjo simbolizon ciklin e plotë të vitit, duke sugjeruar që viti i ri do të jetë i plotë dhe i mbarë.
Mishi i derrit
Në shumë kultura, mishi i derrit konsiderohet shumë fatsjellës, pasi derrat janë simbol i shëndetit dhe begatisë. Ata gjithashtu ecin gjithmonë përpara, që nënkupton progresin dhe zhvillimin. Proshuta dhe salsiçet janë disa nga mënyrat e zakonshme për ta konsumuar këtë mish.
Plasja e një shege
Në Greqi, është një traditë që të plasi një shegë në dysheme gjatë natës së Vitit të Ri. Kokrra e shegës simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien, dhe sa më shumë kokrra të dalin, aq më shumë mbarësi pritet për vitin e ri.
Pjekja e peshkut të pacopëtuar
Peshku është një simbol i fatit për tre arsye: luspat e tij ngjasojnë me qindarkat, ai noton gjithmonë përpara (simbol i progresit) dhe qëndron në grupe, që simbolizon unitetin e familjes.
Konsumimi i makaronave të gjata
Sipas një tradite japoneze, makarona të gjata simbolizojnë një jetë të gjatë dhe fat. Besimi thotë se këto makarona duhet të konsumohen pa i thyer për të sjellë fatin e dëshiruar.
Perime me ngjyrë të gjelbër
Këto perime, që ngjasojnë me paratë, konsiderohen fatsjellëse në disa kultura, pasi besohet se ato tërheqin mbarësi dhe pasuri.
Thjerrëza
Në Itali dhe Brazil, thjerrëzat janë të njohura për simbolizimin e pasurisë, pasi kanë ngjashmëri me monedhat. Ky ushqim është gjithashtu pjesë e traditave romake dhe besohet se sjell fat dhe pasuri.
Kek me një monedhë
Një tjetër traditë greke kërkon që të pjeket një kek i veçantë i quajtur “vasilopita”, në të cilin futet një monedhë. Personi që gjen monedhën në pjesën e tij të kekut, thuhet se do të ketë fat dhe mbarësi gjatë vitit që vjen.
Këto ushqime dhe praktika tradicionale, të cilat janë të lidhura me simbolikën e fatit dhe mbarësisë, janë pjesë e ritualeve që shoqërojnë natën e ndërrimit të viteve dhe që i japin një kuptim më të thellë festimeve të kësaj nate të veçantë.
Top Channel