“Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në punë sot”, Rama: Në gatishmëri për çdo emergjencë
31/12/2024 18:10
Mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin këtë ditë feste për çdo emergjencë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga spitali i Traumës këtë të martë, ku thekson se përkushtimi dhe kujdesi i mjekëve nuk mungon as në ditët festive.
“Nga Spitali Universitar i Traumës, aty ku përkushtimi dhe kujdesi nuk ndalen as në ditët festive. Mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin për të garantuar kujdesin ndaj çdo emergjence”, ka shkruar Rama.
Top Channel