Qyteti i Kukësit sot është zgjuar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla ka përfshirë të gjithë qytetin e Kukësit, por edhe zonat rreth saj përgjatë luginës.

Edhe segmenti rrugor Morini-Kolsh pjesë e “Rrugës së Kombit” është i mbuluar nga mjegulla.

Për shkak të prezencës së mjegullës është kufizuar edhe fushëpamja për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, sidomos në autostradë.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të ulin shpejtësinë dhe të përdorin sinjalet e mjegullës për shmangien e aksidenteve.

Mjegulla sjell shqetësim edhe për banorët e qytetit të Kukësit, veçanërisht për ata që vuajnë me rrugët e frymëmarrjes, si dhe duke u bërë shkak edhe për përhapjen e virozave të gripit.

Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit fenomeni i mjegullës në Kukës është i pranishme, sidomos në intervalin kohorë 1:00-12:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA