“Ma vodhi zemrën”/ Bernardi flet për familjen në “Big Brother VIP”: Vajzën e parë e kam të adoptuar

30/12/2024 17:34

Bernardi është banori i cili u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” si i përzgjedhuri i Rozanës, pasi ai ishte në kategorinë jo VIP.

Gjatë ditës së sotme ai ka ndarë disa detaje nga jeta personale, gjatë bisedës me Gerta Gixharin. Ai ka treguar se vajzën e madhe ia ka birësuar ish-gruas.

Gerta: Ti sa fëmijë ke?

Bernardi: Unë kam dy fëmijë, vajza. 30 dhe 23

Gerta: 30 dhe 23?

Bernardi: Dy vajza.

Gerta: Je martuar shumë i vogël…

Bernardi: Vajza e madhe nuk është vajza ime biologjike. E kemi birësuar. Është vajza e ish-gruas sime, sepse jam i divorcuar. Nuk kishte rrugë tjetër domethënë, ma vodhi zemrën dhe shpirtin. Ishte 3 vjeç e gjysmë kur u takuam.

Një vit pasi lindi vajza bëmë dokumentat sepse donim që të ishte natyrale. Ajo është angleze. Vajza e dytë është vajza biologjike, ajo është 23.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA