Kylie Walker vazhdon të mos i shpëtojë dot vëmendjes së mediave, kjo për shkak të jetës së tij të dyfishtë.
Krishtlindjet e kaluara, u zbulua se mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester City-t kishte dy fëmijë me të dashurën e tij sekrete, Lauryn Goodman, ndërkohë që bashkëshortja e tij Annie Kilner ishte shtatzënë.
34-vjeçari, me një pasuri prej 27 milionë paundësh, nuk i kaloi as këto Krishtlidnje me djalin Kairo dhe vajzën Kinara për herë të dytë, pavarësisht se u premtoi miqve se do të bënte “gjënë e duhur”.
“Të gjithë miqtë e tyre të përbashkët kanë biseduar me Kyle. Ata ndihen vërtet të mërzitur për fëmijët dhe për Lauryn, e cila gjithmonë përpiqet të bëjë mirë me fëmijët e tyre. Ata shpresonin që Kyle të linte mënjanë mosmarrëveshjet e tij për hir të fëmijëve. Por t’i linte ata pa asgjë për një vit të dytë radhazi është thjesht e trishtueshme”, tha një burim për “The Sun”.
Lauryn dha lajmin për fëmijën e saj të dytë me Walker më 27 dhjetor në një mesazh për Annie, duke krijuar një grindje të madhe publike. Kyle më vonë pranoi se kishte gënjyer të dyja gratë dhe u largua nga shtëpia e familjes së tij në Cheshire.
Annie bëri kërkesë për divorc këtë tetor dhe po përgatitet të kërkojë gjysmën e pasurisë së tij.
Top Channel