VIDEO/ Avioni në Korenë e Jugut doli nga pista dhe u përplas me murin duke shpërthyer në flakë, konfirmohen 177 të vdekur të vdekur

29/12/2024 08:15

Një aeroplan me 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore.

Dy persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa zjarrfikësit, të cilët mbërritën të parët në vendin e aksidentit, njoftuan se nuk ka të mbijetuar të tjerë. Pasi doli nga pista, Boeing i linjës ajrore me kosto të ulët u përplas me një gardh metalik dhe mori flakë.

Aksidenti ndodhi në orën 9:07 me orën lokale, kur avioni  Boeing 737/ 8AS, i cili ishte në aktivitet prej vitit 2009, teksa po ulej në aeroportin ndërkombëtar të Provincës Jugore Jeolla devijoi nga pista dhe u përplas në gardhin prej çeliku.

Tragjedia, tha shefi lokal i zjarrfikësve, ishte “ndoshta për shkak se avioni mund të ketë hasur një tufë zogjsh dhe të kombinuara me kushte të pafavorshme moti, kanë sjellë probleme serioze në manovrim”. Megjithatë, shkaku i saktë do të shpallet vetëm pas një hetimi të thelluar të autoriteteve.

“Pasagjerët u hodhën nga avioni kur ai u përplas me një pengesë, duke u lënë atyre pak mundësi për të mbijetuar”, tha një zyrtar i zjarrfikësve gjatë një takimi me familjet e viktimave. “Aeroplani është pothuajse tërësisht i shkatërruar dhe identifikimi i viktimave po rezulton i vështirë”, shtoi ai. Pasagjerët në bordin e fluturimit ishin 173 koreanë dhe dy tajlandezë.

Ky është aksidenti i parë fatal në historinë e “Jeju Air”, një nga linjat ajrore më të mëdha të Koresë së Jugut, e themeluar në vitin 2005. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur këtij aksidenti. Ne ulim kokën dhe u kërkojmë falje të gjithë atyre të cilët u dëmtuan”, tha kompania në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Më 12 gusht 2007, një Jeju Air Bombardier Q400 me 74 pasagjerë doli nga pista për shkak të erërave të forta në aeroportin Busan-Gimhae, duke shkaktuar rreth dhjetë lëndime të lehta. Aksidentet e avionit janë shumë të rralla në Korenë e Jugut. Rasti më i rëndë pas viteve 2000 ishte përplasja e një Boeing 767 të “Air China” që vinte nga Pekini dhe u përplas në një kodër pranë aeroportit Busan-Gimhae, duke u marrë jetën 129 njerëzve më 15 prill 2002.

Ndërsa fatkeqësia më vdekjeprurëse për një kompani mbetet ajo e një Boeing 747 të kompanisë “Korea Air” që fluturonte nga Nju Jorku në Seul nëpërmjet Alaskës. Ai u rrëzua nga një avion luftarak sovjetik mbi Detin e Japonisë, duke shkaktuar vdekjen e 246 pasagjerëve dhe 23 personave të ekuipazhit më 1 shtator 1983.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA