“Një zog ka ngecur në krahun e avionit”/ Mesazhi i fundit i njërit prej pasagjerëve që humbën jetën në Korenë e Jugut

29/12/2024 14:33

“Një zog ka ngecur në krahët e avionit, a duhet të te them fjalët e mia të fundit?!

Ky do të ishte mesazhi i fundit i një pasagjeri në avionin që u rrëzua në Korenë e Jugut një natë më parë me 178 viktima.

Sipas mediave lokale të cituara nga BBC, pasagjeri ia dërgoi këtë mesazh një anëtari të familjes së tij, pak para se avioni të humbiste kontrollin dhe të përplasej me murin duke shpërthyer në flakë.

Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan rrëzimit të avionit pasi u siguruan te bishti i avionit kur shpërtheu flaka, konfirmoi shërbimi zjarrëfikës.

Të dy ndodhen në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Nga të vdekurit, 84 janë meshkuj dhe 85 femra, ndërsa gjinia e 10 personave nuk është konfirmuar sipas autoritetit.

Kjo ngjarje është fatkeqësia më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur vendin që nga viti 1997, kur një fluturim i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guam, duke vrarë 228 njerëz.

Një javë zie është shpallur tashmë në Korenë e Jugut.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA