Colturi mbyll 2024-n në Top 15/ Skiatorja kuqezi mbylli fundjavën me vendin e 11-të dhe 14 në Semmering

29/12/2024 19:54

Nëse për shumicën e sporteve kjo është periudhë pushimi për të shijuar festat e fund vitit, ndodh e kundërta në sportin e skive.

Lara Colturi pas një periudhe pushimesh të shkurtra pas ndalesës në Amerikë ku arriti rezultate surprizuese, u rikthye në seancat stërvitore në Itali I dhe në këtë fundjavë në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Semmering të Austrisë ku u rendit në vendin e 11-të në ditën e parë të garimit.

Një rezultat shumë I mirë ky i cili konsolidon pozitat e skiatores kuqezi në top 15 në klasifikimin e përgjithshëm në Sllallomin Gjigant.

Ndërkohë sot u zhvillua disiplina e Sllalomit, ku Lara sërish arriti të bënte një paraqitje shumë të mirë duke mbetur brenda 15 skiatoreve të para në Botë, me kohën e saj të 14-të pavarësisht se garoi me temperaturë dhe jo në gjendje optimale shëndetësore dhe fizike.

 “Ka qenë një fundjavë jo shumë e mirë pasi isha e sëmurë dhe ende nuk ndihem mirë, megjithatë arrita të marr dy rezultate pozitive duke u renditur brenda top 15-tshes pasi dhash maksimumin tim. Por tani për fat do të kem pak kohë për pushim që të rikuperohem dhe të jem në formën më të mirë për garën e ardhshme”, tha Colturi.

Me këtë rezultat skiatorja jonë mbyll një vit të jashtëzakonshëm për të dhe Shqipërinë mund të përmendim këtu faktin se gjatë 2024 Lara ka arritur 10 herë të jetë në Top 15 dhe nga këto 4 herë midis 10 më të mirave.

Cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë vitin e ardhshëm, që do të thotë vetëm pas pak ditësh në datat 4-5 Janar ne Kranjska Gora të Sllovenisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA