Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision në podkastin “Flasim”, Rama: Festivalin e Këngës nuk e ndjek prej vitesh! Arsyeja…

28/12/2024 10:33

Fituesit e Fest 63, Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë me “Zjerm” në Eurovision ishin të ftuarit e kësaj të shtune në podkastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë rrëfyer se si lindi “Shkodra Elektronike” dhe sesi nuk e kishin menduar kurrë se do të ishin ata fituesit e Festivalit të Këngës, për të shkuar në Eurovision.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Çfarë është “Shkodra Elektronike” tamam?

Kolë Laca: Fillimisht kemi filluar me këngë shkodrane me instrumente elektronike. Unë e kam pas bërë me një këngëtare italiane, aty më zbuloi edhe Beatriçe.

Beatriçe Gjergji: Kam pas një grup me djem e vajza italianë, kemi propozuar një këngë shkodrane, sepse muzikën shkodrane në shtëpinë time e këndojnë gjithë kohës, ndonjëherë jam munduar ta harroj, por s’kam mundur. Në YT gjeta Kolën dhe më pëlqeu, s’më kishte ndodhur të gjeja një shkodran që kishte qejf muzikën alternative. Gjeta Kolën dhe i dërgova sms “faleminderit shumë për këtë që po bën”, pastaj u bëmë miq.

Edi Rama: E prisnit këtë sukses?

Kolë Laca: Jo fare, keni vendosur të shkruajmë këngën për Festivalin. Kemi një album gati, por nuk ka këngë që mund të paraqitet për festival. Është pak alternative, por nuk respekton as rregullat. Beatriçe respektonte rregullat e Festivalit dhe shkoi këtë këngë. Donim që njerëzit të na njihnin më tepër që kur të nxjerrim albumin të kishim më shumë fansa se sa kishim.

Kryeministri Rama ka rrëfyer se nuk e ka ndjekur festivalin prej vitesh.

Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin. Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur. Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë. Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin, rëndësi ka çfarë thoni ju për jetën dhe krijimitarinë tuaj, sepse ju jeni fituesit”-u shpreh Rama ndër të tjera.

“Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025, që do të mbahet në 13-17 maj 2025 në Bazel të Zvicrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA