Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shijak.
Ngjarja ndodhi në parkingun e një lokali në fshatin Borakë të Xhafzotajt, ku dy shtetas kanë kërcënuar me thikë dy persona dhe u kanë marrë celularët, duke u larguar më pas me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e njërit prej autorëve, ndërkohë që tjetri është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Orland Kondo, 28 vjeç, banues në Shijak, ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, Fabian Çalliku, gjithashtu 28 vjeç dhe banues në Shijak. Çalliku ka thyer dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u largua me shpejtësi në këmbë pasi braktisi automjetin.
Policia ka sekuestruar automjetin tip “Benz” të përdorur nga autorët, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme lig
“Kanosën me mjetë prerës (thikë) dy shtetas, dhe u morën celularët, ndërhyrja në kohë e Policisë identifikoi dhe çoi në pranga një prej autorëve, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi).
Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.
Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel