U mor peng nga forcat ukrainase, ushtari koreano-verior nuk i mbijeton plagëve të marra

27/12/2024 19:07

Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut ka raportuar se një ushtar i Koresë së Veriut që besohet se ishte i pari që u kap duke mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, ka vdekur pasi u mor peng nga forcat ukrainase.

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut më herët të premten konfirmoi raportet ukrainase se një ushtar i plagosur i Koresë së Veriut ishte kapur nga forcat ukrainase, në atë që ka të ngjarë të ishte kapja e parë e këtij lloji që kur Pheniani dërgoi forcat luftarake për të forcuar forcat ruse në luftë.

Shërbimi i inteligjencës kombëtare të Koresë së Jugut tha në një deklaratë: “Përmes shkëmbimit të informacionit në kohë reale me agjencinë e inteligjencës së një vendi aleat, është konfirmuar se një ushtar i plagosur koreano-verior është kapur”.

Agjencia më vonë tha se ushtari i kapur kishte vdekur nga plagët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA