U kap me 49 kg kokainë në kontejnerin me banane, pushohet çështja për Selim Çekajn

27/12/2024 16:35

Është pushuar çështja në ngarkim të Selim Çekjan, i cili u kap me 49 kg kokainë në kontenierin me banane nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë në 1 prill të 2021.

Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë 613 kg. Edhe në konteinerin me banane të porositur nga babi i tij Selim Çekaj u gjet kokainë por që nuk u provua përfshirja e Çekajt në këtë çështje.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 12.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e akuzës ndaj personit nën hetim Selim Çekaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 146, datë 27.12.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Pushimin e procedimit penal me Nr. 192, të vitit 2021, në ngarkim të personit nën hetim Selim Çekaj, i regjistruar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28, 333/a dhe 334 të Kodit
Penal.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA