Sikundër shqiptarët rezervojnë kryesisht jashtë për të kaluar festat e fundvitit, ashtu funksionon edhe krahu i kundërt.
Të huajt e preferojnë Shqipërinë për festën e ndërrimin e viteve, veçanërisht ballkanasit dhe italianët. Shifrat tregojnë me një rritje me 20% të turistëve të festave të fundvitit.
Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Kemi gati dyfishim të numrit turistëve nga Bullgaria. Kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri për shkak të atmosferës që krijojnë lokalet në Shqipëri me muzikë të lartë që atje kushton dhe për shkak të ofertave të ulëta që po ofrohen. Ka një numër të rritur italianësh që kanë rezervuar hotele për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri.
Po kështu, ka një numër të qytetarëve të Lindjes së Mesme, Emiratet, Katari, që shfrytëzojnë dhe fluturimet direkte. Ka një numër të rritur më shumë sa vitit tjetër nga diaspora, ka dhe një numër të lartë kosovarësh që vijnë kryesisht në vendet bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda.
Juli Ristani: Cilat janë qytetet që janë plotë, nuk ka më vende për rezervime?
Rrahman Kasa: Destinacioni që është i rezervuar 100% është Korça. Pastaj kemi Tiranën, Golemin për shkak të potencialit që ka, ka hotele me 1500 dhoma. Kemi dhe rritje në Vlorë dhe Sarandë.
Top Channel