Edhe pse forma e tij me Interin këtë sezon nuk është më e mira, rëndësia e Lautaro Martinez vazhdon të jetë tepër e madhe në skuadrën zikaltër.
Gjithsesi, klubet e mëdha janë ende të interesuara për shërbimet e sulmuesit argjentinas dhe njëri prej tyre është edhe Chelsea.
Sipas El Grafico, “Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë Interit tre lojtarë plus para për të transferuar 27-vjeçarin drejt Londrës Perëndimore.
Gazeta pretendon se Benoit Badiashile, Carney Chukwuemeka dhe Mykhailo Mudryk mund të përdoren të gjithë si levë nga trajneri Enzo Maresca.
Ai iu bashkua klubit si adoleshent në vitin 2018, duke u transferuar një çmim prej 20.7 milionë paundësh.
Kapiteni i zikaltërve ka shënuar mbi 20 herë në tre sezonet e fundit, por ka vetëm 5 gola në 15 ndeshje këtë sezon.
Top Channel